Dubai 8 Dite, 20-27 Maj, Tur ne grup me guide, Fluturim Direkt
Datat: 20-27 Maj 2021, 8 DitePaketa Baze: 849 Eur : Fluturim + Akomodim me mengjes 7 nete + Viza + Transfertat + Siguracioni.
Paketa Shtese: 115 Eur : Turi i Qytetit + Safari ne Shkretetire (me Darke) + Shetitje me anije (me Darke) + Muzeu Dubai Frame
Akomodimi: Delta Hotels by Marriott Jumeirah Beach, Dubai 4* Superior - Buze plazhit ne Marina Beach - Jumeirah.
Oraret e fluturimit:
Tirana - Dubai: 20 Maj: 14:30 - 21:55
Dubai - Tirana: 27 Maj: 09:35 - 13:30
Dita 1. 20 Maj
Nisja nga Tirana me avion ne 14:30 dhe mberritja ne Dubai 21:55. Fluturim direkt. Bagazhet e plota te perfshira ne cmim dhe ushqimi ne avion. Transferta ne Hotel. Akomodimi ne hotel.
Dita 2. 21 Maj
Mengjesi ne Hotel. Pas mengjesit do te vazhdojme turin Dubai i Ri me autobus dhe guide lokale 5 ore , duke do të ndaluar ne objektin me te larte ne bote (per te bere foto) te ndertuar nga dora e njeriut, "korniza". Ne Ishujt Palm - mrekullia e tetë e botës ku do te ndalojme per foto në Atlantis. Ndërsa vazhdojme përgjatë vijës bregdetare per te ndaluar në Plazhin Jumeirah per te bere foto të Burj Al Arab - hoteli i vetëm me 7 yje në botë me Gjirin e Arabisë në sfond. Me tutje do te vizitojme "Xhaminë Blu" të Jumeirah (vizita brenda përfshihet falas nëse lejohet nga autoritetet - normalisht ditët zakonisht eshte pa kufizime). Një ndalese per foto tek xhamia Jumeirah. Shijoni pamjet e bukura të Dubait modern ndërsa udhëtoni përgjatë Marina Dubai dhe Kullat e liqenit Jumeirah. Duke udhetuar pergjate detit blu, do te shikojme Syrin e Dubait, - Ain Dubai. Vizite në qendër të qytetit, ku kulla më e lartë në botë. Me tej do te vahdojme, Tur ne Dubai Vjeter nje jep pasqyrë te plote në qytetin e vjetër të Dubai, jeta e arabëve para epokës se naftës dhe zhvillimet moderne të qytetit Dubai. Historia, tradita dhe kultura janë të gjalla ndërsa ecni nëpër rrugët e ngushta të Al Fahidi. Muzeu i Dubait i vendosur në fortesën Fahidi tregon artefaktet, poçeri, antike, varre dhe armë. Ju do të eksploroni atmosferën e tregjeve dhe shtëpive tradicionale - Me tej ne Bastakiya, do te vizitojme kullat e erës që dikur ishte sistemi antik i ftohjes për shtëpitë lokale. Do te ecim ne fshatin zhytës, ajo qe ka mbetur nga fshati i Beduinëve, lagjia Shindaga - lagjia me e vjeter e Beduineve. Do te ecim nëpër tregun e tekstileve të quajtur Meena Bazaar dhe Souk Al Kabeer të cilat ende duken si tregje te shekullit te 19-të. Një shëtitje e hollësishme përmes Jewel of Arabia, një nga fshatrat më të bukura dhe tradicionale arabe, dyqane, restorante të vendosura në portin e Dubait. Ambienti dhe pamja janë kaq tradicionale sa qe mund te merrni një udhëtim në varka tradicionale Abra përtej portit të Dubait, këto varka ishin një mënyrë e rëndësishme transporti në të kaluarën. Do te ecim përmes tregut te floririt, vendi më i mirë për të blerë arin, dhe shikoni shfaqjet e gurëve të çmuar, perlat, diamantin, argjendin, dhe arin. Aroma në pazarin e erëzave të Dubait ju tërheq që të blini erëza, parfume, çokollatë deve, etj. Shumëllojshmëria e suvenireve është një kënaqësi për sytë tuaj. Me tej do te vazhdome pergjate pallatit të sundimtarit të Dubait - Zabeel Palace. Mbasdite kthimi ne Hotel. Darka e lire.
Dita 3. 22 Maj
Pas mengjesit : Vizitë në Muzeu Dubai Frame. Korniza e Dubait, nje ekspozite e pajisur me multimedia, ku pershkruhet gjithe historia dhe fazat e Dubait nga nje fshat peshkataresh ne nje metropol modern. Ky eshte nje nga atraksionet e ndertuar se fundmi ne Dubai. Muzeu pervec pamjeve te mrekullueshme ofron 3 Galery: Dubai i Vjeter, Dubai i Tanishem dhe Dubai i ardhshem.
Mbasdite mund te vizitohet: Ngjitje në Ndërtesën më të lartë ne bote: Burj Khalifa, kati 124 (Bileta e hyrjes nuk eshte e perfshire ne cmim) Ketu do te shijoni pamjet e mrekullueshme te Dubait. Prane Brurj Kalifes mund te vizitohen: Akuarjumi dhe shoping ne Dubai Mall.
Dita 4. 23 Maj
15.00 Safari ne Shkretetire me darke "Desert Safari", Marrja dhe kthimi nga hoteli + BBQ darke. Duke udhetuar rreth 75 km ne veri te vendit do ti afrohemi dunave te Dubait. Duke perdorur makinat 4x4 ne dunat e reres do te beheni pjese e kesaj aventure. Pasi ti ngjitemi dunave me rere ngjyre floriri, do te arrijme ne mes te shkretetires ne "Kampin" ku do te shjojme darke me muzike dhe shfaqje te llojeve te ndryshme. Snaks dhe pije te ndryshme do tju afrohen ju duke shijuar perendimin e diellit. Me tej do te vazhdoje darka me BBQ, me spektakel live, zjarre, belly dancer etj. Ne darke transferta per ne hotel.
Dita 5. 24 Maj
Mengjesi i lire. Mbasdite 18.00 vizite ne Global Village, Disneyland-i i Dubait. Nje atraksion madheshtor, ku perfaqesohen kultura, tradita dhe gastronomia e shteteve ne Bote, me nje dekoracion shumengjyresh dhe mahnites ku secili shtet prezanton me te miren e tij. Lodrat argetuese te cilat jane me pagese shtese do te terheqin femijet e moshave te ndryshme.
Dita 6. 25 Maj
Paradite e lire. 18.00 Ne darke program: Darkë ne anijen Dhow + transferta vajtje-ardhje . Një tur emocionues dhe i paharrueshëm dhe nje nga atraksionet kryesore në Dubai - Anija Creek Dhow me darkë është një kënaqësi e shkëlqyeshme, një mënyrë për të shijuar një darkë ekskluzive orientale e tipit bufe në një anije prej druri. I ndërtuar ashtu si një restorant standard me 5 yje ju do te shijoni nje darke pergjate lundrimit në Dubai. Ndërsa udhëtoni përgjatë brigjeve, do te shikoni arkitekturen antike te ruajtur mirë në njërën anë të kanaleve. Ana tjetër permban disa nga kryeveprat më moderne të arkitekturës. Transferimi për në hotel.
Dita 7. 26 Maj
Pas mengjesit dite e lire per plazh ose shoping. Zona me e bukur per plazhe, jane plazhet e Jumeira-s.
Dita 8. 27 Maj
Ne mengjes reth ores 06.30 do te nisemi per ne aeroport.
Fluturimi Dubai - Tirane 09:35 - 13:30
Paketa Baze (849 Eur) perfshin:
- Bileta vajtje-ardhje Fluturimi direkt, Tiranë - Dubai.
- Transfertat me autobuz Aeroport - Hotel - Aeroport
- 7 nete ne: Delta Hotels by Marriott Jumeirah Beach, Dubai 4* Superior
- Viza Turistike
- Mengjesi ne Hotel
- Siguracioni shendetit per COVID-19
- Bagazhet dhe ushqimi ne avion i perfshire ne cmim.
Paketa Baze + Paketa Shtese (849+115 Eur) perfshin:
- Bileta vajtje-ardhje Fluturimi direkt, Tiranë - Dubai.
- Transfertat me autobuz Aeroport - Hotel - Aeroport
- 7 nete ne: Delta Hotels by Marriott Jumeirah Beach, Dubai 4* Superior
- Viza Turistike
- Mengjesi ne Hotel
- Siguracioni shendetit per COVID-19
- Bagazhet dhe ushqimi ne avion i perfshire ne cmim.
- Dubai City Tour me autobus + Guide lokale
- Turi i Safarit ne Shkretetire me Darke
- Turi i Dhow Cruise me darke ne anije.
- Vizite ne Muzeun Dubai Frame
Ne pakete nuk perfshihen:
- PCR Covid Test (Negativ) 48 oret e fundit (nga 35Eur)
- Shpenzimet personale, drekat dhe darkat.
- Ekskursionet opsionale pervec atyre qe permenden ne "Perfshihen"
Oferta te ngjashme
- Udhetim ne Dubai, 10-17 Qershor, Golden Tulip Media 4*
- Udhetim ne Dubai, 20-27 Maj - Hotel 4 Yje
- Udhetim ne Dubai, 10-17 Qershor
- Udhetim ne Dubai, 29 Prill, 8 Dite
- Udhetim ne Dubai, 15-22 Prill 8 Dite
Komente
Ju nuk mund te postoni komente. Ju lutemi logohuni.